Një 73-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin sotëm në lagjen nr.4 të Sarandës.

Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e lavazhos së tij private nga familjarët e tij. I moshuari është transportuar drejt spitalit të Sarandës, por pa shenja jete.

Më pas trupi i pajetë u zhvendos në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale.

Megjithatë me urdhër të Prokurores, trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më të specializuar mjeko-ligjore. Policia e Sarandës ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen edhe pse paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima nuk kishte dëmtime të jashtme.