Një 19-vjeçare franceze ka lindur foshnjen e saj në një ambulancë në Korçë. E reja, në muajin e shtatë të shtatzënisë, ka kërkuar ndihmën mjekësore. 

Në momentin kur ambulanca ka marrë të renë për ta transportuar drejt maternitetit, ajo e ka sjellë foshnjën në jetë brenda ambulancës. 

Francezja me iniciale S.F. është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë. 

Mësohet se foshnja është dërguar drejt Tiranës për shkak të lindjes të parakohshme, megjithatë nga informacionet thuhet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.