Rigels Kaso është  42-vjeçari nga Bilishti, i cili  u gjet në orën 06:35 me shenja dhune në rrugën ‘Sokrat Miho’ në Tiranë.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është ftutur në trajtim  intubimi.

Policia po heton rastin, por ende nuk ka mundur të identifikojë dhe kapë autorët,.

Një fqinjë i tij në Bilisht në një intervistë për mediat tregon se e njeh për njeri shumë të mirë dhe djalë të shkëlqyer. Ndërkohë që prej 2-3 ditësh nuk ishte parë në pallatin ku jetonte, fqinja tregon detaje edhe rreth familjes së tij.

Fqinji i Rigels Kasos:

‘’Ishte djalë i shkëlqyer, edhe mos e kishe mendje do të fliste nëse të shihte në rrugë jo vetëm mua por të gjithëve. Tani  po e bisedoja me gruan edhe u çuditëm. Ai jetonte në Bilisht, në këtë pallatin këtu.  Këto 2- 3 ditë nuk e kam parë. Ai jetonte vetëm, e ëma jetonte jashtë shtetit. Ai rrinte me gjyshen , pas vdekjes së gjyshes jetonte vete. Ai ishte specialist elektrik, punonte edhe punë private kur e thërrisin. Edhe ne kur kishim probleme e thërrisnim e vinte, nuk na merrte as lekë. Nuk punonte në Tiranë , se di pse ka shkuar. Nuk e di çfarë ka në Tirane. Si njeri është i shkëlqyer.’’