Tre makina janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan – Librazhd në Labinot të Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ka mbetur i plagosur një drejtues mjeti dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për mjekim.

Aksidenti ka sjellë trafik të rënduar pranë Elbasanit. Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet.