Amarildo Pajtoni u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor me motor.

Vëllai i tij, Redion Pajtoni ka bërë një dedikim prekës për ikjen e 27-vjeçarit.

Duke ndarë një foto me të vëllanë, i riu i ka falenderuar të gjithë ata që i shkruan për ta ngushëlluar.

“Faleminderit te gjithve per ngushellimet! E nis me cdo sprov qe vjen prej Allahut e pranojm.. Ikja e ildit vllait tim na ka len nji dhimbje shum te madhe Allahu na i lehtsoft kto sprova ne ket jet kalimtare. Kur shikoj lart nga qielli esht i pafund ashtu si dashuria ime per ty vllai im te tregoj per kohen qe esht plot rreze dielli sic shpirti jot ishte do vi cdo dit do te takoj do te ndaj me ty cdo gje nuk do lodhem kurr duke fol me ty dhe pse ti nuk do me pergjigjesh me engjelli me i bukur i parajses.

Te gjith drejt asaj rruge jemi nis ti ishe shum i mir per kete bot vendose tna lesh gjith boten sot ma ke permbys do te jepja gjithcka qe tkisha perseri herkuli i vllait me zemer te thyer dhe trishtim ne shpirt dhe me shpresen qe nje dit do te takohemi dhe do i bejm planet tona realitet do te tregoj cdo gje kur ne te takohemi perseri engjelli im qe te kam ne shpirt dhe pse me shpirt kurr ste percolla na i le pafund kujtime o vllai im do te kujtoj cdo dit cdo ore cdo minut cdo sekond sa tjem gjall Allahu ishte ai qe vendosi per ty njerzit e mir i do per vete te past afer vetes pusho i qet me fal qe smunda tbej asgje per ty,” shkruan i riu.