Është finalizuar operacioni policor i koduar “OBLIKA” në kuadër të të cilit janë ekzekutuar 12 masa sigurie për 12 persona në Shkodër, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar kanabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.
Sipas asaj që njofton Policia e Shtetit bëhet e ditur se për 10 prej tyre është dhënë masa “Arrest në burg” dhe për 2 të tjerë ajo “Arrest në shtëpi”.
Konkretisht masa “Arrest në burg” është dhënë për Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. Ndërsa Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni janë nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi.
Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.
Ekzekutohen 12 masa sigurie: “Arrest në burg” për 10 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.
Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.
Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
-A. U., 50 vjeç, banues në Shkodër;
-A. T., 30 vjeç, banues në Koplik;
-H. M., 45 vjeç, banues në Shkodër;
-S. D., 36 vjeç, banues në Shkodër;
-I. D., 28 vjeç, banes në Shkodër,
-B. L., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-E. S., 22 vjeç, banues në Shkodër;
-A. D., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-D. H., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga SPAK, për të njëjtat vepra penale, për shtetasit P. Gj., 50 vjeç dhe R. Gj., 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.