GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurit Bruno Çobo, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrim Kompjuterit”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit  të strukturuar kriminal.

Po ashtu për gjykim ka kaluar edhe çështja në ngarkim të 16 pandehurve të tjerë, pjesë e grupit të Çobos.

Kujtojmë që 28-vjeçari u arrestua në mars në këtij viti në Dubai.

Në janar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundoi hetimet paraprake për një grup kriminal, të cilët mashtronin duke vjedhur të dhënat bankare, përmes të cilave kanë “zhvatur” 4.7 milione euro.