Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në nënstacionin elektrik, afër lagjes 18 në Korçë.

Sipas burimeve zjarri ka nisur nga një defekt në një frider.

Zjarrfikësja dhe ekipet e OSHEE ndodhen në vendngjarje.

Brenda pak minutash kthehet energjia elektrike, teksa 1/3 e qytetit momentalisht nuk po furnizohet me energji.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por dyshohet se mbingarkesa në rrjet mund të ketë dëmtuar njërin frider.