Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në burgjet greke, me “autor” kryesor një shtetas shqiptar.

28-vjeçari i cili u transferua nga Karidhalos në burgun e Larisës, kishte gëlltitur 84 qese me lëndë narkotike, kokainë.

Ky transport droge nëpërmjet metodës së gëlltitjes u konstatua nga punonjësit e burgut grek.

Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ata peshonin rreth 138 gram.