Një turist francez në ishullin e Sazanit është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë. Turistit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.
Francezi mësohet të jetë i moshës 38 vjeç, ndërsa vuante nga probleme të zemrës. Ai ishte në Sazan me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën e vogël 6 vjeçe.
Ndërkohë mësohet se turisti ka shkuar pa jetë në spitalin e Vlorës.