I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, autor i disa ngjarjeve të rëndë kriminale, duket se po e vuan dënimin në kushte komode, ku nuk i mungon as laptopi dhe interneti.
Për pasojë janë pezulluar nga puna dy policisë së drejtorisë së burgjeve.
Ishte dëshmia e Alda Nikollit, njëra prej motrave Nikolli, të cilave iu vendos tritol në banesën e tyre në Elbasan pak ditë më parë, ajo që nxorri në dritë faktet.
Ata për ngjarjen akuzuan pikërisht të arrestuarin Nuredin Dumani, me të cilin Alda Nikolli fliste prej disa kohësh, falë aksesit që i dënuari kishte në internet.