Një vatër zjarri është evidentuar pranë depos së vjetër të ujit në lagjen “Granicë” në Gjirokastër.

Flakët e zjarrit kanë rënë në shkurret e thata aty pranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që konstatuan se zjarri ishte në një sipërfaqe me barëra midis 2 banesave të cilat po rrezikoheshin.

Në vendin e ngjarjes janë nisur ekipe zjarrfikëse që kanë izoluar fillimisht flakët dhe më pas kanë arritur të shuajnë plotësisht zjarrin.