Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për 5 efektivë policie në Elbasan. Gjithashtu efektivët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Është vendosur masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për punonjësit A. T., 32 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe XH. S., 50 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Falsifikim kompjuterik”. Ndërkohë është vendosur edhe Masa e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” për punonjësit E. K., 33 vjeç dhe N. XH., 34 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.