Kjo e shtunë do të jetë sërish nën mbizotërimin e temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Moti do të jetë i kthjellët, me kalime të pakta vranësirash gjatë pasdites.

Temperaturat luhaten nga 18°C temperatura më e ulët, deri në 40°C, vlera më e lartë që pritet të shënohet sot.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 45 km/h, shkaktuar dallgëzim mbi 3 ballë.