Një 32-vjeçar ka dhunuar para fëmijës ish-bashkëshorten e tij 27-vjeçare nga Shqipëria.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Mesogeia të Atikës dhe e reja ka kërkuar ndihmë në polici.

Dhunimi i 27-vjeçares ndodhi mesditën e së mërkurës, jashtë shtëpisë së saj dhe në sy të djalit të tyre të mitur, ndërsa pak ditë më parë 32-vjeçari kishte postuar në TikTok një video me përmbajtje erotike me ish-gruan e tij.

Madje, ai nuk është ndalur me kaq, pasi videon e ka dërguar në celularin e saj e nënës, ndërsa kërcënonte se do t’ia dërgojë kujtdo që ajo e njeh.

E reja iu drejtua Drejtorisë së Policisë vendore, ku u bë një dosje për dhunë në familje dhe pornografi hakmarrëse ndaj 32-vjeçarit.

27-vjeçarja nga Shqipëria ka raportuar gjithashtu se ish-burri i saj e ka kërcënuar në mënyrë indirekte duke i thënë se zotëronte armë dhe se është përdorues droge dhe alkooli.