Sot është shënuar fundjava me fluksin më të lartë të shtetasve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë në Morinë për këtë vit.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë kufitare janë dhjetëra mijëra persona dhe automjete. Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve pohojnë se po vijnë në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Ka edhe nga ata pushues që këtë vit kanë zgjedhur Greqinë.

Ndërkohë edhe numri i autobusëve është i lartë këtë fundjavë, të cilët transportojnë pushues nga Kosova drejt pikave turistike të vendit tonë.

Me marrëveshjen e lehtësisë kufitare mes dy qeverive janë shmangur radhët në të dyja kahet e lëvizjes në Morinë duke shmangur plotësisht krijimin e radhëve.