Një banesë dy katëshe u përfshi nga flakët mesditen e sotme në Kthellë të Mirditës. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku shkak është bërë bombula e gazit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në katin e dytë të banesës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.