Një atentat mafioz me tre viktima dhe një të plagosur është regjistruar mesnatën e kaluar në Memaliaj, ku shënjestër e atentatit kanë qenë anëtarë të fisit Kalemi.

Sipas autoriteteve policore, ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 23:20 në ambientet e lokalit të shtetasit K. K. në lagjen nr. 3 të Memaliajt.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave të breshërisë së kallashnikovit kanë mbetur të vrarë Shyqo Kalemi 74 vjeç, Marsel Cela 47 vjeç, si dhe Gëzim Muka, 36 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Artur Kalemi 57 vjeç.

Mësohet se Shyqo Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit të cilit iu kanë shpëtuar tre atentateve të mëparshme.