36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin dhe orët e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shenjestër kishte biznesmenin Shyqo Kalemi.
Gledio punonte kamarier në barin ku ndodhi ngjarje dhe ndonëse ora kishte kaluar 23:00, ai vazhdonte t’u shërbente klientëve që vazhdonin të konsumonin pije. Një prej tyre ishte dhe Marsel Çela.
Të dy mbetën viktimë e atentatit, që dyshohet se është pjesë e sagës së egër të hakmarrjeve që kanë nisur që prej viti 2022.
Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022 që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikaj kushëri i vëllezërve Kalemi, gjithashtu biznesmen në Memaliaj. /TCH