Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në Memaliaj, atje ku mesnatën e së shtunës në një atentat të mirëorganizuar ndaj dy vëllezërve Kalemi, mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.

Balla shprehet se pritet të zbardhet sa më shpejt ngjarja në Memaliaj, ndërsa në Lezhë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale.