Rreth 2 mijë vizita më shumë se vitin e shkuar janë kryer gjatë këtij sezoni në qendrat shëndetësore verore.
Mjekët dhe infermierët sipas ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu kanë ofruar shërbim shëndetësor në kohë e me cilësi për çdo pushues.
Qendrat shëndetësore verore janë të hapura në 34 pika turistike në të gjithë vendin dhe që ofrojnë shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Këto qendra, shkruan ministrja Koçiu në rrjetet sociale, janë një burim i domosdoshëm shërbimesh për pushuesit vendas dhe të huaj gjatë sezonit të verës.