Dy gra kanë mbetur të plagosura sot pas një aksidenti automobilistik në Shkodër.

Ngjarja kaq ndodhur në orën 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, ku automjeti me drejtues shtetasin Gj. M., 66 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin N. S., 69 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në dy mjetet, shtetaset me iniciale V. M., 57 vjeçe dhe A.K., 54 vjeçe, të cilat janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.