Një automjet ka shpërthyer në Gramsh dhe për pasojë janë lënduar dy vëllezërit, Algert dhe Erald Mine.

Gazetarja Edisona Skënderi, tha për ABC News se si pasojë e plagëve të marra fillimisht vëllezërit u dërguan në spitalin e Gramshit, por më pas për shkak të gjendjes së rënduar janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq pista kryesore e hetimit është ajo e vendosjes së lëndës eksplozive, megjithatë hetimet vijojnë ende.

Sa i takon të kaluarës së vëllezërve, asnjë prej tyre nuk ka precedent penale. Një prej vëllezërve ka në pronësi një lokal, ndërsa vëllai tjetër një biznes mobilerie.