Veç infrastrukturës së munguar, duket se një prej arsyeve të rënies drastike të turizmit këtë sezon janë dhe çmimet e larta deri në abuzim nga restorantet në bregdetin shqiptar.
Të shumtë janë ata që ankohen për çmimin e shezllonëve në plazh apo edhe dhomave të gjumit, por nuk mungojnë as ankesat në lidhje me çmimet.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një faturë që vjen nga qytetai i Himarës, ku duket se turistët kanë mbetur të shokuar kur iu ka ardhur.
Më konkretisht ata kanë porositur në një pikë sufllaqesh në qytetin bregdetar 4 sufllaqe, të cilat u kanë kushtuar 40 mijë lekë të vjetra.
Pra, një sufllaqe kushton 10 mijë lekë të vjetra, ose rreth 4 herë më shumë se në kryeqytet.