Policia e Korçës ka vendosur të anulojë të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme për fermerët të cilët protestuan me mjetet e tyre në rrugë.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë fermerët. Gjobat varionin nga 250 mijë lek të vjetra deri në 1 milion lekë të vjetra.

Po ashtu mësohet se fermerët do të vazhdojnë me protestat e tyre duke thënë se do të ndodhë deri sa të merren parasysh nga qeveria për kërkesat.