Autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku mesditën e së dielës në plazhin e Tales ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë.
Ermir Lucaj do të qëndrojë në burg pa afat, ku përmes avokatit mbrojtës ai ka pretenduar se është provokuar nga Marku dhe se armën e zjarrit e ka nxjerr për ta trembur dhe jo për ta qëlluar.
Por pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosja e rende me dashje” dhe “Armëbajtja pa leje”.
Kujtojmë se ngjarja u regjistrua të dielën në plazhin e Tales në një zonë jo të populluar nga pushuesit, kur dy të rinjtë patën fillimisht një konflikt mes njëri-tjetrit, pasi sipas burimeve Marku i kishte ngacmuar të dashurën Ermir Lucës.
Pas ngjarjes u autori u largua nga vendi, duke qëndruar në arrati dhe më pas u kap nga Policia e Lezhës.