Gjykata refuzoi të hënën kërkesën e mbrojtjes së ish-lojtarit të Milanit dhe kombëtares braziliane, Robinho, për të ulur dënimin e parashikuar aktualisht prej 9 vitesh burg, bën me dije ‘GloboEsporte’.
Dënimi erdhi për shkak të akuzave për përdhunim, ngjarje e ndodhur në Itali.
Ish-sulmuesi dhe pesë brazilianë të tjerë u shpallën fajtorë për përdhunimin në grup të një vajze shqiptare 23-vjeçare pasi e kishin dehur në një klub nate në vitin 2013.
Ai aktualisht po vuan dënimin në një burg në Sao Paulo. Avokati i Robinhos kishte shkuar në gjykatë me një kërkesë që krimi për të cilin ish-lojtari u dënua të cilësohej si i “rëndomtë” dhe jo “i urryer”.
Legjislacioni brazilian e vendos përdhunimin midis krimeve të tmerrshme në vend. Gjykatësi gjithashtu theksoi se në vitin 2013, kur u krye krimi për të cilin u dënua Robinho, përdhunimi ishte tashmë “e përfshirë ligjërisht në listën e krimeve të tmerrshme”.