Një makinë është aksidentuar pasi drejtuesi i saj 24 vjeç, humbi kontrollin në tentativë për t’ia mbathur policisë.

Policia e arrestoi të riun me iniciale M.Gj., të cilit i zbuloi në banesë edhe një sasi kanabisi dhe një sasi municioni luftarak.

“Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndalur automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi municioni luftarak”, njofton policia.