Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.

22 shtetasit janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Trupi gjyqësor i përbërë nga kryetarja, Suela Lika dhe dy anëtarë të tjerë njohën me masën e sigurisë këta 22 shtetas për qytetin e Elbasanit, 233 që u arrestuan në total edhe në qytete të tjera si Vlora, Tirana, Lushnja etj.

Njoftimi i plotë:

“Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen e Nr. 393/5 Proc V. 2023, nё kuadёr tё “Operacionit Tempulli”, tё kёrkesёs sё Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan për të akuzuarit për kryerjen e veprës penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Sot më datë 25.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika; Anëtarë: Gjyqtare znj. Aurora Alimadhi dhe Gjyqtar z. Gjergji Baçi, në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr.430 Vendimi të datës 25.07.2024.”