Pas marrjes së gradave drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit ka nisur me ndryshime ne strukture.

Në komisariatin e Pukës më firmë të drejtorit të përgjithshëm është emëruar Kryekomisar Gjin Vatnikaj.

Ai më herët ka qenë drejtues i komisariatit Vau Dejës. Ndryshime ka pasur në rang drejtuesish vendor.

Në drejtorinë e kufirit dhe emigracionit është emëruar Ardrit Elmazi. Ky i fundit me herët ka qenë zv drejtor në policinë e Korçës.

Ndryshime të tjera priten edhe ne disa drejtori dhe komisariate. Me marrjen e gradave drejtori i përgjithshëm ka gati listën me ndryshime.