Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar në detyrë 23 prokurorë në të gjithë Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në të gjithë vendin.
Në mbledhjen e zhvilluar me praninë e 9 anëtarëve, si dhe të ftuarve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, misionit EU4 JUSTICE etj., KLP miratoi emërimin e 23 magjistratëve të rinj në Prokuroritë e rretheve. Prokurorët janë emëruar në rrethet Korçë, Lezhë, Vlorë, Kukës, Berat etj.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi unanimisht miratimin e vendimeve për caktimin në detyrën e prokurorit të magjistratëve pranë prokurorive respektive sipas marrëveshjes së dakordësuar, si vijon:
Olta Hadushaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;
Ema Lazaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Ornela Ferhati – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Mirjon Brahimllari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Elsa Gjeli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Greta Dreni – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Kristi Jorgji – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Arbër Delilaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Aulona Haxhiraj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Hava Memko – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Arjeta Plaku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Renato Tosku – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Enkelejda Meçka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Enea Babameto – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Valbona Verzeroli – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Anjeza Topçi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Vilma Kapaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Briselda Zhuzhi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Arisa Shkrepi – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Brisida Leka – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Klerta Çonga (Gjika) – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Sonila Qerolla – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Rajmonda Xhelollari – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.