Këngëtarja Zaimina Vasjari ishte e ftuar në rubrikën “Në fermë” në emisionin “E Diell”, ku foli për marrëdhënien e shkëlqyer që ka me Klodin, bashkëshortin për të cilin tha se përveçse partnerë janë edhe shokë me njëri-tjetrin.
“Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok është një marrëdhënie shumë e shkëlqyer. Një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Në e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, si ai mua, si unë atë. Sigurisht që dhe zihemi. Ne kemi një familje shumë të madhe se Kloi ka dhe dy motra. Unë e adhuroj familjen e madhe dhe jam shumë e lumtur që e gjeta te Klodi”, u shpreh Zaimina.
Ajo rrëfeu se planet për të zgjeruar familjen ndërsa tha se pasi u bë nënë, kuptoi se duhet ta dojë më shumë nënën e saj, si dhe është bërë më e ndjeshme e më e përgjegjshme.
“E kemi shumë me qejf. Fëmijët të ndryshojnë jetën. Më ka mësuar që nëna është gjëja më e rëndësishme në botë, që mamin ta dua dhe më shumë. Khloe më ka bërë më të ndjeshme. Jam bërë më e përgjegjshme, kurse tani edhe nëse do të zgjohesh pak më vonë, vjen Khloe të thotë “Çohu pak”.”





