Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria Live”.

Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona Rusi, e cila ka lajmëruar se nuk do jetë sezonin e ri në krye të këtij programi.

“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, -tha Erjona duke shtuar se sa e vështirë ishte për të ta bënte këtë njoftim.

Kujtojmë se Erjona ka 5 vite që moderon emisionin “Shqipëria Live”.

Ajo dhe Arjoni e mbyllën me një falënderim të gjatë për stafin dhe të ftuarit e emisionit që kanë kontribuar në këto vite.