Bebe Rexha ishte e ftuar këtë vit në “Sunny Hill Festival”, ku performoi në natën e parë, më 25 korrik.

Pas kësaj, duket se ajo ka vendosur të kalojë disa ditë edhe në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ajo ka postuar në mediat sociale nga Tirana.

Kafen e parë duket se e ka pirë me Monika Kryemadhin.

Monika ka treguar se mamaja e saj dhe babai i këngëtares janë kushërinj të parë dhe janë një familje që kanë shumë marrëdhënie të afërta.

Bebe Rexha është nga Dibra e Madhe njësoj si Monika Kryemadhi, por këngëtarja ka lindur në Brooklyn, në New York.

Mbetet për t’u parë itinerari i saj. Ndoshta Bebe do pushojë edhe disa ditë në jug të vendit.