Policia e Durrësit bën të ditur se paraditen e sotme, në orën 11:15, në lagjen nr.13, shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në qytetin bregdetar, ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 41-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
“Më datë 20.06.2021, në orën 11:15, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi L. A., 41 vjeç, banues në Durrës, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak”,– njofton policia.





