Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.

Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Aty shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.

‘Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese.

Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.‘- shkruan Bebe.