Një sherr i pazakontë ka ndodhur në qendër të Athinës mes 7 vajzash të mitura.

Vajzat kishin një takim dhe më pas debatuan për të dashurit ku sherri ka degraduar në përdorimin e thikave.

Mes vajzave ka qenë dhe një 15-vjeçare shqiptare e cila ka plagosur dy të mitura me thikë dhe është arrestuar nga Policia.

Mësohet se një prej të plagosurave është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në kirurgji për operacion, ndërsa 15-vjeçarja shqiptare e cila dyshohet si autorja e plagosjes është dërguar në qelitë e të miturve.