Aktorja Jennifer Aniston, gjatë vikendit e ka gjetur veten në një situatë të komplikuar.

Asaj i është hedhur në trup ngjyrë e zezë e lëngshme gjatë xhirimeve të projektit filmik “The Morning Show”, ka shkruar revista People.

Në atë që duket të jetë pjesë e skenarit, Aniston, e cila luan rolin e Alex Levyt, në këtë projekt filmik, u mbulua me lëngun e zi.

Aktorja u shfaq e zemëruar ndërkohë që statistët largoheshin të mos spërkateshin. Më parë gjatë këtij muaji, ylli pati konfirmuar se xhirimet e “The Morning Show” kanë filluar për sezonin e katërt me radhë.