Një automjet ka përplasur dy këmbësore rreth orës 19:50 në bulevardin ‘’Migjeni’’ në Tiranë.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka aksidentuar 2 kalimtaret me iniciale R.N., dhe F.J.,.
Ato janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin Z. T., ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





