Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, ka deklaruar se Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, do të kthehet në Amerikë javën e ardhshme.Vendim ky që vjen pas takimit midis Presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin në samitin e Gjenevës.

Në 17 Mars Moska zyrtare thirri ambasadorin e saj në SHBA, Anatoli Antonov për konsultime apo analizë të marrëdhënieve bilaterale Ruso-Amerikane dhe për të vlerësuar masat që do merreshin pas deklaratave të bëra nga Joe Biden, i cili kur u pyet nga gazetarët nëse mendonte që Vladimir Putin ishte një vrasës, u përgjigj: “Po, unë mendoj kështu”.

Biden tha se mendonte keshtu ne lidhje me dyshimet se Moska përdorte armë kimike dhe biologjike. Në veçanti, pretendimet ishin të lidhura me episodet e helmimit me gaz nervor, në çështje të tilla si: Skripal apo Navalny.

Në lidhje me deklaratat e bëra nga Biden, Putin sqaroi se kishte marrë një sqarim në takimin e mbajtur mes tyre në Gjeneve. “Me dha një shpjegim që unë e konsideroja të kënaqshëm”,- u shpreh Putin.