Pas arrestimi të 22-vjeçarit Endri Zaja, policia e Durrësit ka arrestura edhe shtetasen A.B., 22-vjeçe, banuese në Durrës pasi dyshohe se ka përkrahur 22-vjeçarin Zaja në ngjarjen e rëndë që ndodhi 4 ditë më parë ku 22-vjeçari përplasi shtetasen italiane dhe u largua nga vendgjarja.
Mësohet se e reja është e dashura e Zajës, ajo akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





