Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me 8 vota pro ditën shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarkës.  Ky vendim vjen pasi policia arrestoi Zarkën me urdhër të SPAK, sepse akuzohet për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. 

Bashkë me kryeprokurorin u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit. Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Gjithashtu thuhet se ka kryer ndikim të paligjshëm në hetimin pasuror të Suel Çelës. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste të hetimeve të dosjes “Toyota Yaris”.

Sipas SPAK, çështja për të cilën prokurori i Vlorës ka ndërhyrë për zbutjen e akuzave, është ajo për “Toyota Yaris”. Prokuroria e Posaçme bën të ditur se Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për 3.4 mln eurot e gjetura në Portin e Durrësit në një automjet “Toyota Yaris” 6 vite më parë, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka ndërhyrjë për zbutjen e akuzave ndaj të arrestuarve të “Toyta Yaris” ndaj të cilëve po zhvillohen edhe hetime pasurore, në këmbim të përfitimeve.