Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë.

Njëri prej tyre është arrestuar pasi 30-vjeçari e denoncoi në polici për dhunë.

Sipas denoncimit një 50-vjeçar shqiptar ka përplasur me makinë 30-vjeçarin duke bërë që ky i fundit të dilte nga rruga e të përfundonte në një fushë në pyllin aty pranë.

Më tej 30-vjeçari pretendon se bashkëatdhetari e ka goditur me shkop dhe grushta në kokë dhe trup, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e denoncimit u bë e mundur arrestimi i autorit 50-vjeçar.