Edhe këtë të enjte, ashtu si këto ditët e fundit vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të plota me diell.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 7-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 18 gradë deri 35°C

në zonat e ulëta 17 gradë deri 37°C

në zonat bregdetare 21 gradë deri 36°C