Shqiptarët në Mal të Zi marrin edhe postin e Nënkryetarit të Parlamentit.

Nikoll Camaj u zgjodh ditën e djeshme si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Shqiptarët në Mal të Zi mbajnë edhe postin e zevendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë që mbahet nga Nik Gjeloshaj.

Postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve nga Fatmir Gjekaj si dhe postin e Ministrit të Administratës Publike nga Marash Dukaj

Një tjetër fitore për Forumin Shqiptar, një tjetër fitore për shqiptarët.

Nikollë Camaj sot u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, ku kjo zgjedhje përfaqëson vazhdimësinë e promovimit, faktorizimit dhe integrimit të shqiptarëve në funksionet më të larta shtetërore.

E gjithë kjo është rezultat i politikës së urtë, kombëtare dhe largpamëse të Forumit Shqiptar, i cili gjithë platformën e vetë politike e fokusoi në përparimin dhe zhvillimin ekonomik të popullit shqiptar.

Me sy të lirë mund ta vëreni të gjithë ju se politika e Forumit Shqiptar ka realizuar avancimin më të madh të shqiptarëve në këto 50 vitet e fundit, dhe ky është vetëm fillimi, më e mira nuk ka ardhur ende!

Urime Nikollë, t’u priftë e mbara!”-shkruan Nik Gjeloshaj.