Arabia Saudite planifikon ndërtimin e 15 stadiumeve të reja për “Kupën e Botës 2034”, në të cilën është organizatore. Arabia Saudite ka zbuluar projektin për ndërtimin e një stadiumi 350 metra mbi tokë. Stadiumi Neom do të ketë kapacitet prej mbi 45 mijë ulësesh.

Vizitorët jo vetëm që do të përjetojnë emocionet e lojës, por gjithashtu do të shohin pamje mahnitëse të Detit të Kuq dhe peizazheve të gjera.

Stadiumi Neom do të ketë qasje me një rrjet automjetesh të ngjashme me tramvajin. Këto automjete pa shofer dhe ashensorë me shpejtësi të lartë do të sigurojnë qasje të qetë për të gjithë.

Ndërtimi i stadiumit Neom do të fillojë në vitin 2027 dhe synohet të përfundojë në vitin 2032. Finalja e Kupës së Botës është paraparë të zhvillohet në Riad, në stadium me 92 mijë ulëse. Ndërtimi dhe rinovimi i stadiumeve do t’i kushtojë Arabisë Sauditë qindra miliarda euro.