Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia mbeten në kërkim Talo Çela dhe Nuredin Dumani, ndërkohë që Klevis Alla është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, ku ka treguar dhe nisjen e konflikteve mes autorëve dhe vëllezërve Haxhia.