Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i njëjti dyshohet se e ka shitur veturën e shefit të tij, bashkë me mjetet e punës në vlerë rreth 9 mijë e 500 euro.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuri është dërguar në mbajtje, derisa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit.
“Viktima mashkull kosovar, pronar i një firme private, ka njoftuar policinë se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete punë në vlerë rreth 9500€ dhe e kishte shitur”.
“Më datë 31.07.2024 është arrestuar i dyshuari, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.