Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bradashesh në Elbasan, pasi punonjësi i një firme ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar. Mësohet se 54-vjeçari me iniciale L.B ishte në orarin e punës për rikonstruksionin e një godine.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.