Një 15-vjeçare në Greqi ka denoncuar ditën e sotme në polici se ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga ish-partneri i saj shqiptar.
Mediat greke raportojnë se 15-vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga 19-vjeçari shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj. 19-vjeçari shqiptar me iniciale A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15-vjeçares se ajo kishte gënjyer.
15-vjeçarja ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një bashkëmoshatar të saj.